TIRANË- Teatër absurd e ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha situatën e krijuar prej dy javësh në vend, duke akuzuar liderin e opozitës për kërcënime me mosnjohje rezultati dhe mosrespket të votës së popullit.
Berisha ka folur në seancën e Kuvendit, duke përshëndetur pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në këto zgjedhje, që i dhanë qeverisë së tij dhe maxhrancës mbështetjen maksimale dhe duke garantuar respekt te votes se cdo zgjedhesi.
“Pej dy javësh vendi i shëmbëllen një teatri absurd, nëse shqiptarët votuan më 8 maj në mënyrë dinjitoze, pas kësaj dite ndodh rrethimi i KQZ, bllokime rrugësh dhe kërcënime, ultimatume. Të gjitha këto me një arsye të vetme, sepse dikush kërkkon me cdo kusht të mos njohë votën e qytetarëve. Zoti Rama ka qeverisur Tiarnën për 11 vjet, por më 8 maj qytetarët i dhanë ‘Aleancës për qytetarin’ një fitore të katërfishtë, kjo qëndron në parlamentin e kryeqytetit, minibashkitë, kryetarët e minibashkive dhe me kryetarin e bashkisë. Ne me gjithë këto rezultate të qarta jemi shprehur, se presim me besim verdiktin e institucioneve kushtetuese të vendit”- tha Berisha.
Ai ka dekalruar se cdo kërcënim i Ramës, ‘gjithcka për karrigen dhe cdo gjë për mua’ është një moto që nuk funksionon, pasi vota është e drejta themelore dhe ajo do të respektohet deri në fund.
Berisha ka numeruar raste pa fund ne SHBA e vende te tjera, ku numerimi i votave te rregullta, por hedhur ne kutite e gabuara ka ndryshuar rezultatin paraprak, e sipas tij cdo vote do te numerohet, e asnjehere nuk do te percmohet vullneti i zgjedhesve.
Kryeministri i ka bere ftese liderit te opozites, Edi Rames te prese me durim verdiktin, të shfrytëzoj sistemin për të paraqitur gjithë ankesat, t’i faktojë shqiptarët se ku po i bëhet padrejtësia, por jo të nxijë në mënyrë të paskrupullt gjithcka.
“A e keni degjuar ate te kerkoje sot rinumerim? Jo, nuk e ben. Pasi e kishte kerkuar vote ne lule te ballit, por nuk i doli kahja”- perfundoi Berisha.
© Panorama.al











