Berisha telegram ngushëllimi Obamës për viktimat e uraganit

May 24, 2011 | 19:38

Kryeministri Berisha i ka shprehur sot ngushëllimet, nëpërmjet një telegrami, presidentit amerikan Barak Obama për ngjarjen tragjike të shkaktuar nga uragani në shtetin e Misurit

Uragani i fuqishëm që goditi qytetin e Joplin, në shtetin e Misurit, shkaktoi më shumë se njëqind të vdekur.

Me poshte telegrami i plotë që kryeministri, Berisha i ka dërguar presidentit Obama

“I dashur zoti President,

Me keqardhje të thellë mësova për ngjarjen tragjike të shkaktuar nga uragani i fuqishëm që goditi qytetin e Joplin në shtetin e Misurit, si pasojë e të cilit humbën jetën më shumë se njëqind qytetarë të vendit tuaj dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

 

Më lejoni që në këtë moment dhimbjeje për familjet e viktimave, për ju, qeverinë dhe kombin mik amerikan t’ju shpreh, edhe në emër të qeverisë shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve njerëzore, si dhe ndjenjat më të thella të solidaritetit njerëzor të të gjithë qytetarëve të vendit tim. Dëshiroj t’ju siguroj se shqiptarët ndajnë sot me ju, me familjet e viktimave dhe me kombin e madh e mik amerikan hidhërimin për këtë humbje të madhe dhe i bashkohen lutjeve tuaja që shpirtrat e viktimave të gjejnë paqen e amshuar.

© Panorama.al

Te lidhura