Berisha takon ambasadoren e re të Francës

Nov 1, 2011 | 17:07

Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim ambasadoren e re të Republikës së Francës në Tiranë, Christine Moro.

Gjatë bisedës së tyre kreu i qeverisë i tha ambasadores Moro se angazhimi kryesor i Shqipërisë dhe qeverisë së tij mbetet integrimi në Bashkimin Evropian.

Ngërçi politik ka qenë gjithashtu në qendë të bisedës së Berishës dhe Moros.

Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për vazhdimin e reformave pavarësisht kësaj situate, si dhe gatishmërinë e saj për të tejkaluar këtë situatë me kompromis dhe vullnet të mirë politik që synon integrimin e vendit në Bashkimin Europian si interesi më i mirë i qytetarëve.

Nga ana e saj, ambasadorja e Francës, Christine Moro shprehu gatishmërinë për mbështetjen në një numër fushash të bashkëpunimit bilateral dhe në kuadër të integrimit evropian nëpërmjet dhënies së asistencës dhe ekspertizës si në fushën e bashkëpunimit parlamentar, formimin dhe konsolidimin e administratës publike, në fushën e mbrojtjes, rendit publik, frankofonisë etj.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

© Panorama.al

Te lidhura