“Shpifjeve dhe trillimeve i përgjigjemi me vepra”

Nov 19, 2011 | 14:55

ELBASAN- Kryeministri, Sali Berisha inspektoi sot, ecurinë e punimeve në kilometrin e parë të hapur, të tunelit të Kërrabës, në korridorin rrugor Tiranë –Elbasan, nga ku sulmoi nuk la pa përmednur opozitën. Në fjalën e tij, Berisha tha se përkundrejt makinerisë së shpifjeve, ne do të vazhdojmë ndërtimin çdo ditë të Shqipërisë evropiane.

“Përkundrejt makinerisë së shpifjeve, të trillimit dhe nihilizmit, le të vazhdojmë ne ndërtimin çdo ditë, çdo javë, çdo muaj të veprave të Shqipërisë evropiane. Le tu përgjigjemi ne shpifjeve, trillimeve , mashtrimeve, me vepra dhe vetëm me vepra.”- tha kryeministri, ndërsa ia faturoi sukseset e qeverisë së tij, siç tha ai “lumenjve të djersës që ju derdhni , por edhe reformave të qeverisë dhe përdorimit me transparencë të parave tuaja.”

Pas inspektimit, të dy kahjeve të tunelit, Kryeministri Berisha në mënyrë simbolike shtypi butonin e detonimit për shpërthimin e masës shkëmbore në tunel dhe vijimin e mëtejshëm të punimeve.

Punimet e ndërtimit, të cilat kryhen nga kompania greke AKTOR. SA kanë një vlerë rreth 101 milion dollarë dhe janë investim i Buxhetit të Shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim.

 

© Panorama.al

Te lidhura