Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës përpara kryeministrisë.
Berisha riktheu edhe një herë në vëmendje sfidën sipas tij që Rama po i bën europianëve duke mos lejuar një proces gjyqësor ndaj numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
Kjo sipas Berishës do të thotë që Rama po e djeg procesin e integrimit në BE të vendit, vetëm për hir të Belinda Ballukut dhe vjedhjeve të tij.
Berisha: Në Bruksel Edi Ramës do i transmetohej një mesazh, mos pengo drejtësinë. Se ne të mbyllim derën. Ishte i thjeshtë. Sot në mëngjes Edi Rama iu përgjigj, më mbyllni derën se lëkurën time nuk e shes kurrë. Lubinë nuk e dorëzoj se po të dorëzoj Lubinë dorëzoj veten time. Sonte çdo shqiptar ndodhet para këtij kërcënimi të tmerrshëm madhor.
Edi Rama me vendimin e sotëm u tha shqiptarëve, se integrimin e japim, por korrupsionin nuk e dorëzojmë. Lëkurën tonë nuk e dorëzojmë. Në këtë kuadër protestat tashmë janë jetike dhe vendimtare për të shpëtuar atë ëndërr që nuk ishte vetëm e jona. Jo vetëm e studentëve 90, por ajo që ishte e formësuar nga Rilindja jonë që për Shqipërinë parajsë konsideronin ta shihnin zonjë mes kombeve të tjera europiane. Kjo ëndërr e Rilindjes u bë ëndërr e rinisë në vitet 90, në luftën kundër diktaturës.
© Panorama.al












