Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me Departamentin e Infrastrukturës, theksoi se mandati i katërt i Edi Ramës është “mandati kryekëput i krimit”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se faktori korrupsion është bërë për qeverinë element kryesor, ndërsa shtoi se vetë “kryeministri Rama, njëherë me emrin Belinda Balluku dhe njëherë me emrin Ergys Agasi, është protagonist i aferave më të mëdha”.
Ai shtoi se reagimi i Ramës ndaj vendimeve për çështjet e fundit të sistemit të drejtësisë për Belinda Ballukun, janë sipas tij, “reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo veprim, është mbyllja e dyerve të hetimit dhe sistemit të drejtësisë.”
“Njeriu që në praninë e injorancës, sepse ai është një injorant i shplarë nga konceptet, ju garantoj se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shplarë nga konceptet se ai. Kurrë. Ndiqjani fjalorin, nuk gjeni dot një fjalë të vetëm të qeveritarit që qeveris, por gjuhën e një ordineri rrugësh, një vantoshi”, tha Berisha.
Kryedemokrati tha se Rama është bërë personazh kryesor i flamurit të zi të korrupsionit në Evropë dhe se opozita dhe shqiptarët do t’i japin vendin që meriton.
Berisha: Problematika është shumë e thellë, ndërkohë mandati i katërt, që e quan kreu i organizatës kriminale Edi Rama, është mandati kryekëput i krimit. Nuk po e them për t’i vënë një epitet, por e them sepse ka zero legjitimitet. Me farsën elektorale, nuk ka asnjë ditë legjitime në pushtet. Por një faktor tjetër, që opozita dhe mediat e kanë denoncuar çdo ditë, është bërë faktor famëzi, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri, vetë njëherë me emrin Belinda Balluku dhe njëherë me emrin Ergys Agasi, është protagonist i aferave më të mëdha.
Dhe, përveç kësaj, reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo veprim, është mbyllja e dyerve të hetimit dhe sistemit të drejtësisë. Njeriu që në praninë e injorancës, sepse ai është një injorant i shplarë nga konceptet, ju garantoj se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shplarë nga konceptet se ai. Kurrë.
Ndiqjani fjalorin, nuk gjeni dot një fjalë të vetëm të qeveritarit që qeveris, por gjuhën e një ordineri rrugësh, një vantoshi, i cili për hir të së vërtetës vetëm me qëndrimin ndaj korrupsionit heq çdo legjitimitet, edhe sikur zgjedhjet e 11 majit të kishin qenë me standardet më të mira.
Zhvillimet e këtyre muajve, vendimet që mori ai me partizan Sadushin, duke i dhënë një dënim me vdekje ndjekjes penale, përgjegjësisë penale, institucionit të akuzës, e nxjerrin Edi Ramën jashtë çdo legjitimiteti.
Është bërë personazh kryesor i flamurit të zi të korrupsionit në Evropë. Bindja ime më e madhe është se opozita dhe shqiptarët do t’i japin vendin që meritojnë. Këto zhvillime kërkojnë që PD dhe opozita të përgatiten seriozisht për problematikat nga regjimi 12-vjeçar.
© Panorama.al












