Berisha pret drejtoreshën e KiE: Zgjedhjet, transparente

May 12, 2011 | 12:44

TIRANE- Vleresim per zgjedhje demokratike e transparente eshte bere edhe gjate takimit te zhvilluar mes kryeministrit Sali Berisha me Drejtoreshën e Drejtorisë së Këshillimit politik dhe Bashkëpunimit, zonjën Claudia Luciani, e cila shoqërohej nga Shefi i Zyrës së KE në Tiranë, zoti Marco Leidekker.

“Duke u ndalur në zgjedhjet vendore të 8 majit, në takim u vlerësua procesi i qetë, demokratik e transparent, si dhe sistemi zgjedhor i konsoliduar tashmë në Shqipëri, procedurat e të cilit garantojnë që vota e  çdo qytetari vlerësohet dhe numërohet me rigorozitet, përmes një procesi të saktë dhe transparent të numërimit të saj, çka e rendit sistemin shqiptar të numërimit në një ndër sistemet  me garancinë më të lartë, falë edhe infrastrukturave moderne e dixhitale”- thuhet ne njoftimin e kryeministrise.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha i uroi Shefit të Zyrës së KE-së, në Tiranë, zotit Marco Leidekker, suksese ne detyrën e re, i cili nga ana e tij i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha angazhimin e tij te plotë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në të gjitha fushat me interes të

© Panorama.al

Te lidhura