Berisha ngushëllon familjen: Vangjeli, buzëqeshje edhe në kohë të vështira

Sep 27, 2011 | 14:18

TIRANE- Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes së aktorit Vasillaq Vangjeli, i cili u nda dje nga jeta. Duke e quajtur diten e ndarjes se tij nga jeta, nje dite trishtimi, jo vetem per familjen, por mbare artin, Berisha ka vlresuar lart figuren e aktorit te njohur.

“Vasillaqi, me talentin e tij, u shndërrua në një nga aktorët më të dashur të komedisë për shqiptarët, i cili  ju dha buzëqeshjen edhe në kohëra të vështira për ta. Në kujtesën e publikut shqiptar do të mbetet i paharruar personazhi shumë i dashur për të tek Zonja nga Qyteti dhe loja e tij e shkëlqyer aktoriale.  Në këto çaste dhimbjeje, unë i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Zotit Vangjeli dhe botës artistike të vendit.”- perfundon mesazhi.

© Panorama.al

Te lidhura