Kryeministri Berisha ka nisur sot një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Kryeministrit Nikolas Gruevski. Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Kryeministri Gruevski dhe pas takimit mes tyre dhe delegacioneve përkatëse, dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri Berisha do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonisë, zoti Gjorgje Ivanov, nga Kryetari i Parlamentit, zoti Trajko Veljanovski, si dhe do të zhvillojë takime me Kryetarin e BDI-së, zotin Ali Ahmeti, me Kryetarin e PDSH-së, zotin Menduh Thaçi, me Kryetarin e LSDM-së, zotin Branko Cervenkovski.
Në axhendën e Kryeministrit përfshihet gjithashtu, një vizitë në Tetovë. Kryeministri Berisha do pritet nga kryetari i komunës së Tetovës, zoti Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë lokalë. Më pas, Kryeministri do tė vizitojë Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore.
Një moment i rëndësishëm për Kryeministrin Berisha do të jetë dhënia nga Universiteti i Europës Juglindore, e Çmimit Ndërkombëtar Për Lidership. Me këtë rast, Kryeministri Berisha do t’i drejtohet auditorit, me një fjalë.
© Panorama.al











