Berisha në Lushnje: Të hënën nis rrugën fitorja

May 3, 2011 | 13:02

LUSHNJE- “Ditën e hënë, nis rrugën fitorja, fitorja në Lushnje, fitorja në Mat, fitorja në Tiranë, fitorja në mbarë Shqipërinë”.

Me keto fjale kryeministri i vendit, Sali Berisha përshëndeti tubimin elektoral me qytetarë të Lushnjes, në vijim të mbështetjes së kandidatëve të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, për zgjedhjet vendore të 8 majit.

Berisha ka garantuar se fitoren e Albert Sanxhakut ne Lushnje dhe fitoren e  Irakli Gorea në Divjakë dhe të kryeqytetarëve tuaj në komuna do ta shndërrojë në një sukses europian për çdo njërin prej qyettareve dhe do ta përdore për të ndërtuar sëbashku me njerezit rrugët e rrugicat europiane të Lushjnes, Divjakës dhe komunave të këtij rrethi.

“Le t’ia lëmë nostalgjikëve të tij, rrugën e vetme. Ne të ndjekim rrugë që na bashkojnë me njëri-tjetrin, të ndjekim përpjekjen tonë të përbashkët për Lushnjen europiane, për Shqipërinë europiane. Alternativa jonë bazohet në projekte, bazohet në fonde dhe financime, bazohet në mund e djersë, por alterantiva jonë, para së gjithash, bazohet në vlera morale të qytetarëve të lirë, bazohet në besimin e qytetarëve tek vetja, tek njëri-tjetri, tek familja, tek vendi”- tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura