LUSHNJE- Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar edhe nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë përkujtuar sot 92- vjetorin e Kongresit të Lushnjes.
Ashtu siç kishte paralajmëruar më parë, kryeministri nuk ishte në Tiranë në ditën kur opozita përkujtoi viktimat e 21 janarit.
I pyetur për protestën homazh të opozitës, kryeministri është shprehur se “protesta është e drejtë e çdo qytetari dhe një akt krejt normal”, ndërsa ka vlerësuar maksimalisht Kongresin, duke thënë se “asgjë nuk mund të errësojë madhështinë e kësaj dite.”
“Kongresin e Lushnjes, Pavarësia dhe Lidhja Shqiptare të Prizrenit”- janë vlerësuar nga kryeministri si tri ngjarje shumë të rëndësishme për vendin.
Kryeministri është takuar me kryebashkiakun e Lushnjes, ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë muze “Kongresi i Lushnjes” dhe më pas ka marrë pjesë në një takim përkujtimor në sallën e Qendrës Kulturore “Vaçe Zela” .
© Panorama.al











