Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot me demokratët si çdo të hënë në foltoren përpara Kryeministrisë.
Në fjalën e tij Berisha nxori në pah shkrimet e analistëve të ndryshëm europianë dhe në botë, që sipas tij e nxjerrin Shqipërinë si narko shtet duke i dhënë vërtetësi denoncimeve të herëpashershme të opozitës.
Sakaq, Berisha u ndal te Diella, që për të ka zero urtësi artificiale duke dalë zbulua sipas tij një mashtrim dhe vjedhje e hapur. Më tej u ndal te dy vizitat e fundit të Ramës jashtë shtetit, që sipas tij nuk e përfilli askush.
Në fund foli dhe për AKSHI, ku të dhënat tona janë të pasigurta pasi janë në duart e mafies, thekson Berisha.
Berisha: Të flas para jush, qytetarë dhe qytetare, të nderuar, njerëz me dinjitet, qytetarë që sakrifikoni për më të çmuarën që ka njeriu i qytetëruar, për dinjitetin njerëzor. Avoketër të pamposhtur të të vërtetave.
Mbarë opozita jeton në narko shtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Në një narko diktaturë, apo diktaturë autokratike. Por në dallim nga një seri diktaturash të tjera, diktatura e Edi Ramës, bazohet në mld e drogë, bazohet në kartelet e drogës, në vjedhjet e mld të qytetarëve shqiptarë, në spastrimin etnik të shqiptarëve, bazohet në dhunën terrorin policesk të qytetarëve. Të gjitha këto nuk kanë mjaftuar të mposhtin opozitën. Ndaj dhe opozita në Shqipëri është opozita më e pamposhtur. Qëndron për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Jo vetëm ndaj akteve, të terrorit psikologjik dhe politik, arrestimeve të liderëve të opozitës nga bastardi i xhelatëve nga ai që firmosi varjen n litar të Havzi Nelës dhe e dekoroi para 3 ditësh. Mirënjohje për xhelatin, që firmosi të varet poeti. Nuk kishte fyerje dhe poshtërim më të madh për ata studentë, pedagogë dhe artistë sesa dekorimi i skulptorit xhelat që firmosi në 1988, varjen e një poeti që thurte vargje lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, Kosovës dhe popullit të sa të pushtuar.
Beteja jonë është betejë për shpëtimin e këtij kombi. Në këtë betejë ne jemi në koalicionin më të gjerë më të fuqishëm që kemi patur ndonjëherë. Janë 9 rezoluta. Edi Rama vërtet ka mafien shqiptare ndërkombëtare me vete, por ju e shikoni se nuk ka ditë që mediat e kombeve të lira të mos e damkosin Edi Ramën. Të mos e akuzojnë, të mos e poshtërojnë siç e meriton. Gangrenë e shqiptarëve e quante një analist i shquar. Hajdut me Lubinë e quante një tjetër para dy ditëve. I analizonte Diellën dhe nxirrte mashtrimin. E nxori mashtruesin më të madh jo vetëm të Shqipërisë, por ndërkombëtar. Diella kishe 0 urtësi artificiale, përveç mln të vjedhura nga Edi Rama dhe suita e tij. Çdo ditë mediat ndërkombëtare informojnë kombet e tyre me të vërteta që ne denoncojmë dhe protestojmë. 8 rezoluta ndërkombëtare damkosin regjimin e Tiranës, një regjim i cili varfëron shqiptarët me vjedhjet e tij çdo muaj. 60% është rritur kosto e jetesës në Shqipëri si asnjë vend tjetër. Si do jetojnë shqiptarët? E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm në një kohë kur me baxhanakun kanë vjedhur qindra mln. Jemi këtu të pamposhtur në qëndresën tonë. Ju dhe mbarë qytetarët shqiptarë janë subjekt i një agresioni mafioz të tmerrshëm të fjalës së lirë. Mediat e qeverisë që ushqehen nga taksat tuaja dhe janë shumëfsihi i tv shtetëror, nga mëngjesi në darkë ju fshehin shqiptarëve të vërteta. Shpifin dhe trillojnë. Një lloj si në kohërat e zeza glorifikojnë të keqen. A e patë ndrikullën e AKSHI? Se si Top Tuneli bëri gjithçka për ta nxjerrë këtë hajdute të poshtër të pamoral, një zonjë të përdëllyer? Ja se çndodh, ndaj dhe ju jeni në këmbë. Se kemi një raport tjetër me të vërtetën. I bën qytetarët shqiptarë elitën e vërtetë të kombit. Nuk janë elitë ata që të qetë ndjekin punët e tyre sikur në Shqipëri nuk ndodh gjë. Janë pseudo intelektualë. Të cilët harrojnë se misioni i parë dhe kryesor është të mbrojë interesin publik. Të mbrojë të vërtetën dhe të guxojë të mbetet grindës i vërtetë me pushtetin. Me qëndrimin tonë, ne i kemi dhënë plagosjen përfundimtare Edi Ramës. Po.
Ishte së fundmi në dy udhëtime. Në njërin askurrkush nuk i dha takim, agjenda e zënë. Nuk donte njeri të fotografohej me të. Në tjetrin, moderatori hodhi poshtë tezat e tij bajate dhe kretinë politike aq sa audienca e duartrokiti moderatorin, dhe filloj të flasë me duar dhe këmbë. Në dallim nga të tjerët filloi të flasë si shimpanze. Po, jua fshehin. Jua tregoj unë. Këto kohë, ka patur debat të fortë për procesin e integrimit. Edhe këtu, arritjet tona janë të mëdha. Lobimi korruptiv ndërkombëtar bëri që të paraqesë Edi Ramën si yllin e integrimit. Ju kujtohet, jemi së bashku prej 3 vitesh kemi deklaruar se Shqipëria ka pozicion të rëndësishëm në rajon. Me regjimin e Edi Ramës nuk plotëson asnjë kriter. Ne e mbështesin se gjeopolitika është forcë natyrale. Ne duam që ky vend të mbetet përjetësisht në hapësirën perëndimore. Ndaj dhe ne kemi deklaruar se përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson asnjë tjetër. Ylli i front runner u shua. Ra te këmbët e Lubi Ballukut. Ra te Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit. Edi Rama që mbahej nga lobi korruptiv si shembull frymëzues, u pa dhe se ç’përfaqëson, një hajdut të paskrupullt. Edhe pardje shkruanin dy analistë të shquar se prapa Lubisë është Edi Rama. Është i plagosur, le të sillet nga të sillet.
Kurrë ndonjëherë shqiptarët si asnjë komb tjetër kanë të vjedhura të dhënat e identitetit të tyre, të dhënat më të çmuara. Të dhëna në mirëbesim shtetit të tyre. Po shteti i gangsterëve i karteleve, i trafikantëve të dhënat e qytetarëve ua dorëzoi atyre. Institucionet i kanë ata. Ndaj dhe siç e dini, nuk ka sot pronar që ka pronën e tij të sigurt. Me ligjin e ri të investimeve dhe duart e zeza në kadastër kanë falsifikuar çdo pronë. Kanë zhdukur çdo pronë. Nuk ka sot qytetar që ka asgjë të sigurt në këtë vend. Siguria e ilaçeve është 0. Ato që hyjnë në Shqipëri janë ilaçe të skaduara. Jemi vendi i importimit të ushqimeve të skaduara. Mafia nuk ka shpirt. Nuk ka parime, nuk ka atdhe. Nuk ka komb, fe. Ka vetëm paranë, krimin. Ky është regjimi i Edi Ramës. Ndaj dhe unë e kuptoj të gjithë keni një pyetje, kur është kryengritja tjetër. Ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë nuk na ndalë ne pa larguar nga pushteti narko diktatori dhe regjimin e tij.
© Panorama.al












