Berisha: Kujdes pastrimit të vendit, hiqni varrezat e makinave

Sep 7, 2011 | 12:38

TIRANE- Kujdes te vecante pastrimit te vendit nga plehrat dhe ‘zhdukje’ te varrezave te makinave ka kerkuar kreu i qeverise, Sali Berisha ne mbledhjen e sotme te kabinetit, duke iu adresuar me porosi ministrave perkates.

Sipas tij, kudo hedh syte ato dalin si kartolina turpi dhe kjo nuk mund te tolarohet me. Berisha ka kerkuar angazhim serioz per edukimin e femijeve me dashurine per mjedisin dhe pastertine e tij qe ne klasen e pare.

“Zhdukni me shpejtësi kodrat e ndryshkut. Nuk është normale, që një objekt tëndin ta braktisësh duke e bërë të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve të tjerë”- tha Berisha, duke shtuar se e nejta gje duhet te behet edhe me ndalimin e hedhjes se qeseve plastike. Sipas tij, vendi yne eshte i bekuar me bukuri, nderkohe qe vete ne e shkarravisim me plehra.

© Panorama.al

Te lidhura