“Berisha i preu gjymtyrët PD dhe shkatërroi strukturat”- Damian Gjiknuri: Ka bërë gabime strategjike, pasojat do jenë afatgjate

Jan 24, 2025 | 21:29

Sekretari Zgjedhor në PS dhe deputeti Damian Gjiknuri ka folur rreth situatës politike në vend, duke u ndalur edhe në zgjedhjet e 11 majit.

gjiknuri

Ai tha se PS do të fitojë edhe nëse Sali Berishës i hiqet non grata, ndërsa theksoi se PD është në gjendjen më të tmerrshme historike.

Sipas tij, Berisha edhe pse nuk e pranon, ka bërë gabime strategjike, sic është djegia e mandateve apo lënia e pushtetit vendor dhe pasojat do të jenë afagjate.

“PD është në gjendjen më të tmerrshme historike, jo për të mirë të vendit. Gabimet strategjike kanë pasoja afatgjate nëse ti dorëzon mandatet, le pushtetin vendor, që e kanë bërë të dy, le ca thotë Berisha që e bëri Basha, ti preve gjymtyrët e tu.  Ti je ulok, si mund të futesh në  garë njësoj, ti je ulok. Ti shkatërrove strukturat e tua, dorëzova mandatet, u ndryshua edhe ligji zgjedhor, ti dole nga skena politike dhe nuk mund të kthehesh në gjendje konkurruese që ke pasur më parë. Është katandisur opozita në faktin do hiqet apo jo non grata e Berishës”, tha Gjiknuri në emisionin “Log” në News24.

© Panorama.al

Te lidhura