Berisha,homazhe për Azemin:Endrra u realizua

Sep 12, 2011 | 12:39

TIRANË- Në 13 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kreu i qeverisë ka bërë homazhe në bustin e ngritur për nder të tij. Tribun të demokracisë, që jo vetëm vrau frikën, por që shumë shpejt u shndërrua në flamur mbajtësin në maratonomakun e demokracisë shqiptare.

Kështu e  ka quajtur Berisha, Azem Hajdarin, duke vlerësuar lart rolin e tij në demokracinë shqiptare dhe punën e bërë prej tij dhe studentëve kundër regjimit vrastar.

“Nga fallangat terroriste të shtetit të asaj kohe, Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve si një tribun i pashembullt në një kohë kur kombi lëngonte ndënë shtypjen më të egër, kur në tërësi besohej se Shqipëria do të mbetej Kuba e Adriatikut dhe shqiptarët nuk do të dilnin dot nga regjimi i skllavërisë në të cilin jetonin”- tha ai.

Sipas Berishës, studenti i Juridikut së bashku me shoqet dhe shokët e tij u shndërrua, u shfaq në rrugë dhe sheshet e Tiranës si engjuj liberatorë me një guxim dhe trimëri të pashembullt ata u përballën rrugë për rrugë, shesh për shesh me diktaturën më të egër në europë, e gjunjëzuan atë.

“Azemi do të shndërrohej me shpejtësi në flamur mbajtësin në maratonomakun e demokracisë shqiptare, në javë dhe vitet në vazhdim ai me një energji guxim e trimëri të pashembullt do të vërshonte si uragan në mbarë vendin, të vriste frikën, e cila kishte penetruar gjer në palcë te qytetarët e vendit të shtypur, tu rikthente atyre shpresën, guximin dhe besimin te liria”- tha ai.

Berisha theksoi se Azemi dhe studentët u shpallën si engjujt e demokracisë, ia dolën të shmangnin dhunën dhe bënë që në një hark kohor tre mujor partia e parë oopozitare të shndërrohej në forcën kryespore morale të vendin në kuvend dhe të shënonte në 22 mars të 1992 një fitore plebishitare.

“Ata që shkrehën plumbat e zi mbi gjoksin e tij menduan dhe besuan se od të eleminonin kauzën e tij por gabuan rëndë, sot projekti i azemit, endrra e tij dhe studentëve është në realitet se kurrë, Shqipëria është në Nato, shqiptarët lëvizin të lirë në Europë. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Hajdari, Cera në këtë përvjetor të rënies së tribunit të lirisë dhe sivellit të tij dhe shpreh bindjen se idelate e lirisë do të lartësohen gjithnjë e më shumë në këtë vend”- përfundoi ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura