Berisha: Harmonia fetare, vlerë e pazëvendësueshme

Sep 16, 2011 | 18:53

TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha e vlerësoi si vlerë të pazëvendësueshme harmonine fetare në Shqipëri.

I ftuar në konferencën “Asambleja për paqe dhe drejtësi”, ku merrnin pjesë udhëheqës të te gjitha besimeve fetare në Shqipëri, kryeministri tha se “nuk ka përpjekje me fisnike për ata që i besojnë zotit, se sa të përpiqen të mirëkuptojnë besimin e tjetrit”

“Ky dialog, ky mision është i një rëndësie nevralgjike, sepse sërish duhet të pranojmë se, muret e padijes, krijojnë boshllëqe të pamerituara midis besimeve apo midis kulturave apo midis kombeve me besime të ndryshme. Është për tu admiruar përpjekja juaj, përpjekja e udhëheqësve shpirtërorë në tërësi për të promovuar këtë çështje të rëndësishme për paqen dhe mirëkuptimin shoqëror dhe midis kombeve.”- tha Berisha.

Kryeministri, falenderoi udhëheqësit shpirtërorë për organizimin e kësaj konference në Tirane, ndërsa e mbylli fjalën e tij  duke shprehur krenarinë e madhe, për të gjitha besimet fetare në Shqipëri, të cilët sipas Berishës, “me qëndrimet e tyre, faktojnë se shpirti i kombit ndriqohet nga gurrat hyjnore të pashterrshme të këtyre besimeve.”

© Panorama.al

Te lidhura