Berisha: Biznesit, kuadrin më të favorshëm ligjor

Sep 6, 2011 | 18:41
Berisha gjatë vizitës së tij në Panair

TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha  tha sot se qeveria e tij do të përpiqet çdo ditë të vendosë për biznesin kuadrin më të favorshëm ligjor. Berisha mori pjesë sot në çeljen e Panairit të parë Ndërkombëtar të Ndërtimit “RealEX 2011”, i cili zhvillohet përgjatë datave 6-8 shtator, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Kreu i qeverisë vlerësoi organizmin e këtij panairi të fushës së ndërtimit, duke e cilësuar sektorin e ndërtimit si lider dhe promotor të zhvillimit të Shqipërisë.

Ai u ndal tek ekonomia shqiptare, për të cilën tha se, për 2-3 vite me radhë, ka qenë në krye të rritjeve ekonomike në Evropë dhe ajo nuk e njohu recesionin, duke shtuar se, kjo ka ardhur prej faktit se ekonomia shqiptare është e vendosur në parime të shëndosha tregu dhe se Shqipëria ka vendosur regjimin fiskal më të ulët.

Kryeministri, premtoi se do punohet me intensitet për krijimin e portalit, ku biznesi të ndjekë e të monitorojë çdo hallkë  nëpër të cilën kalojnë dokumentet apo kërkesat e tyre.

Berisha u ndalur edhe tek nismar e realizuara deri tani, ku theksoi krijimin e sportelit të vetëm për regjistrimin e biznesit, sportelit për licencat e lejet, ndërsa tha se po punohet me intensitet për krijimin e regjistrit të tokës.

© Panorama.al

Te lidhura