Berat, përfundon në vijë uji sherri për krushqinë

Sep 6, 2011 | 11:38

BERAT – “Krushqia” e sherrit me 6 të plagosur përfundon në një vijë uji. Policia e Beratit, pasi ka marrë dëshmitë e palëve dhe ka kryer verifikimet e mëtejshme, deklaroi dje zyrtarisht se grindja masive ka pasur shkak një konflikt tjetër mes familjes Fushtani dhe Zenuni. Dje u bë arrestimi i pesë personave të familjes Fushtani, i të afërmve të tyre dhe hetimi në gjendje të lirë i tre të tjerëve. Ngjarja ndodhi në fshatin Tozhaj të komunës Tërpan në Berat, mbrëmjen e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve u përleshën mes tyre. Por, ata të familjes Fushtani, të cilët kanë qenë më të shumtë në numër, kanë përfunduar duke dhunuar 6 anëtarë të familjes tjetër, ku njëri prej tyre, Ylli Zenuni, përfundoi në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Të arrestuarit nga policia janë të moshave nga 19 deri në 34 vjeç, ndërsa ndiqet në gjendje të lirë kryefamiljari Tajar Fushtani.

© Panorama.al

Te lidhura