Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK, a do të dëgjohet ministrja e Infrastrukturës në Grupin e PS-së? Balla: S’ka bërë kërkesë

Nov 3, 2025 | 12:27

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të ketë një dëgjesë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në mbledhje.

grupi ps delegacioni i pe

Kjo, sipas Ballës, për shkak se nga ana e ministres Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në tunelin e Llogarasë, nuk ka bërë kërkesë.

“Nuk ka kërkesa të tilla”, u përgjigj Taulant Balla shkurtimisht pyetjes së gazetarëve.

Duke shtuar që: “Qasja jonë është ajo që patë në raportimin e institucioneve të pavarura”.

Deklarata:

Grupi PS ka pasur një praktikë që i dëgjonte të akuzuarit e SPAK, keni ndonjë kërkesë ditët e fundit për tu dëgjuar në Grupin e Parlamentar nga kushdo?

Balla: Qasja jonë është ajo që patë në raportimin e institucioneve të pavarura.

Besoj që dy seanca të ditës së enjte dhe të hënës së kaluar ishin domethënëse për publikun, se si një parti e marrë peng sulmon SPAK, për shkak të dosjeve të Kryetarit. Nuk ka kërkesa të tilla

Edhe Rama sulmoi SPAK kur u arrestua Veliaj

Balla: Unë kam mendimin tim. Javë të mbarë se kemi shumë punë kësaj jave

© Panorama.al

Te lidhura