“Belinda Balluku duhet të arrestohet, rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët”- Kalaja: Përgjimet janë vetëm maja e ajsbergut

Nov 5, 2025 | 17:53

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Aulon Kalaja, foli sot në studion e News24 për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK nën akuzën për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë.
Kalaja tha se Belinda Balluku duhet të arrestohet, pasi sipas tij ajo përbën rrezik për prishje të provave si dhe për intimidim të dëshmitarëve.

Ai vijoi duke thënë se përgjimet që janë zbardhur nga dosja nga bisedat e Ballukut dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, janë “maja e ajsbergut”.

Kalaja tha se në SPAK ka 11 procedime të regjistruara ndaj Ballukut.

Kalaja: Balluku duhet të arrestohet sepse është potencial për të prishur provat. Nëse u arrestua Veliaj për arsye të tilla, Balluku është një rrezik permanent për të prishur prova apo për të intimiduar dëshmitarë, duke qenë një person me kaq fuqi në rolin e ministres dhe zv/kryeministres…Kam përshtypjen se ajo ka 11 procedime në SPAK. Këto që po dalin janë vetëm maja e ajsbergut…Minimalisht Rama duhet të mbante një qëndrim dhe ta shkarkonte nga detyra. Nuk mund të premtojmë integrim në BE, ndërsa disa zyrtarë të qeverisë janë nën hetim apo arrest.

© Panorama.al

Te lidhura