Bashkimi Evropian vendosi sot një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të aseteve edhe për drejtuesin e një universiteti të lartë në Moskë.
Shkak u bë veprimtaria e tij si akademik, pasi më herët këtë vit, filloi një program masteri mbi mënyrën e anashkalimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian, sipas Gazetës Zyrtare të BE-së.
Masat e BE-së kundër Nikita Anisimov, i cili është dekan i Shkollës së Lartë të Ekonomisë të Universitetit Kombëtar të Kërkimit, janë pjesë e paketës shumë më të gjerë të 19-të të sanksioneve kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
© Panorama.al












