BE: Misioni EULEX në Kosovë, deri në 2014

Jun 5, 2012 | 14:49

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që misioni i BE-së në Kosovë, EULEX të vazhdoje së paku deri në qershor të vitit 2014, duke premtuar se ai do të jetë “më i fuqishëm, më i vogël dhe më efikas”.

Kjo lëvizje u bë pas ripërtitjes së fundit të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

“EULEX-i po e bën një punë të mirë dhe të rëndësishme në mbështetjen e sundimit të ligjit në Kosovë”, tha në deklaratën e saj shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe shtoi se “në të ardhmen, më tepër përgjegjësi do të duhet të merren nga autoritetet lokale”.

Bashkimi Evropian synon reduktimin e personelit të misionit për 25%, si pjesë e rikonfigurimit, që ka për qëllim reflektimin e “progresit të arritur dhe zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve BE-Kosovë”, ka njoftuar Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, do të ketë “fokus special” në sektorin e drejtësisë në Kosovë, derisa ai “mbetet sfida kryesore”.

© Panorama.al

Te lidhura