Një ndalim për importet e gazit rus në Bashkimin Evropian, i cili do të zbatohet deri në fund të vitit 2027, u miratua sot nga shumica e shteteve anëtare të unionit, gjatë një takimi të ministrave evropianë të Energjisë në Luksemburg.
Masa, e cila më pas do të debatohet në Parlamentin Evropian, u propozua në pranverë nga Komisioni Evropian.
Duke ndaluar blerjen e gazit natyror rus, Bashkimi Evropian kërkon të mbyllë një valvul kyçe për financimin e luftës së Moskës në Ukrainë.
Më herët, edhe SHBA-të i kishin kërkuar Bashkimit Evropian që të vepronte menjëherë ndaj sanksioneve që lidheshin me furnizimin me gaz nga Rusia.
Ky është hapi i radhës që Unioni ndërmerr ndaj Moskës zyrtare, teksa negociatat për paqen mes liderëve janë intensive.
© Panorama.al












