“BE është i vetmi opsion”- Rama: Thonë se kam nxjerrë ‘pasaportën’ se nuk kam çfarë them! Nëse numëroj punët që kemi bërë, mund të rrimë deri më 11 maj duke folur

Apr 22, 2025 | 18:27

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve, lidhur me fushatën e tij, ku në takime përmend shpesh herë pasaportën europiane.

edi ramaaa

Rama tha se nuk është se s’ka për çfarë të flasë, por sipas tij pasaporta është status i ri.

Kreu i qeverisë tha se nëse do të fliste për punët që ka bërë qeveria e tij, mund të fliste pa ndalur deri më 11 maj.

Rama: BE nuk është për ne një nga opsionet, është i vetmi opsion. Sepse liria individuale në Shqipëri duket e mirëqenë, por nëse mund të kërcënohet. Barazinë para ligjit nuk e bëjmë dot ne, nuk kemi kapacitet ta vulosim. Do bëjmë lojëra ne. do vijë një tjetër, etj. Çështja është që mos i afrohet askush fare dhe këtë e garanton BE.

Këta çyrykët thoshin ç’është ky hall i madh me këtë parti. S’ka program, po buf, kënetë. Ka nxjerrë edhe pasaportën se s’ka çfarë thotë më. Unë s’kam çfarë them. Nëse numëroj një nga një të tëra që kemi bërë në Shqipëri, mund të rrimë deri më 11 maj. Por ajo pasaporta është status i ri.

© Panorama.al

Te lidhura