BE dënon dhunën në veri, thirrje për qetësi

Sep 27, 2011 | 19:52

Bashkimi Evropian e “dënon fuqishëm dhunën ndaj pjesëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare në pjesën veriore të Kosovës dhe u bënë thirrje të gjithëve për sjellje me përgjegjësi dhe përmbajtje”, ka deklaruar sot në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.

Sipas zëdhënëses Kocijançiç, Bashkimi Evropian i mbështet plotësisht përpjekjet e KFOR-it dhe EULEX-it, për ta qetësuar situatën dhe po ashtu e mbështet heqjen e barrikadave.

Ajo ka thënë se barrikadat e kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura