BB:Të shqetësuar për borxhin e deficitin buxhetor

Jan 12, 2012 | 11:20
Selia e Bankes Boterore

TIRANË- Banka Botërore, duke përsëritur gatishmërinë e saj për të ndihmuar vendin tonë ka këshilluar të bëhet kujdes për ruajtjen e rritjes ekonomike, pavarësisht rreziqeve të jashtëm dhe uljen e borxhit publik, sipas saj ndër më të lartët në rajon. Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ksenya Lvovsky deklaroi gjatë një konference për shtyp se  fokusi për këtë vit do të jetë ndihma për të zbutur efektin e krizës.

Ron Hood-ekspert i Bankës Botërore ka shprehur shqetësim për nivelin e borxhit publik, në kufi të 60% ndaj duhet të marrë masa për uljen e tij si dhe të jetë e kujdesshme me deficitin buxhetor. Ekspertët kanë sqaruar se janë në bisedime me qeverinë për të punuar në këtë drejtim.

Sipas BB, Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Evropë dhe situata ekonomike e saj. Sa i takon ndihmës, BB garanton mbështetje për reduktimin e dobësive fiskale dhe borxhit publik, ndihmë qeverisë për hartimin e reformës së pensioneve, asistencë për ndryshimin e ligjit për ndihmën sociale dhe për forcimin dhe zhvillimin e reformave.

Ndihma financiare nga ana e BB për këtë vit për vendin tonë do të jetë 40 milionë dollarë, por ekspertet kane theksuar se nese shikohet angazhim shume mund te rritet.

© Panorama.al

Te lidhura