
TIRANE- Banka Boterore terheq vemendjen per borxhin publik dhe konstaton renie te eksporteve. Se paku keto jane dy prej elementeve te raportit per 6-të vendet e Europës Juglindore, ku përfshihet (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), qe u prezantua ne Tirane.
Sipas BB borxhi publik ka një tendencë rritje dhe per kete qeveria duhet te tregoje kujdes. Banka Botërore paralajmëron se rritja ekonomike eshte ngadalesuar dhe kerkon përdorim te matur te financave publike.
Perfaqesuesi i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, përmes një video konference nga Shkupi , tha se “parashikimet per rritjen ekonomike ne Shqiperi parashikohet të jetë në nivelin 1.6%”. Kurse për vitin 2013 rritja parashikohet në masën 2.5 përqind.
Sipas raportit vihet re një ngadalësim i rritjes ekonomike dhe rajoni i Ballkanit po përballet me rënie të kosnumit.
“Rënia e konsumit nuk sitmulon rritjen ekonomike ndaj vende si Shqipëria, Mali i zi dhe Kosova kanë shënuar nivele të ulëta të eksportit. Po kështu në po këto vende po shënohet dhe rritja e borxhit publik”- thuhet ne raport
© Panorama.al











