21 janari, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi

Jan 21, 2012 | 12:34

TIRANE- Ceremonia në ambientet e Akademisë së Arteve ka nisur me interpretimin live të himnit kombëtar. “Drejtësi për 21 janarin” është motoja , ndërsa të pranishëm  janë familjarë të viktimave dhe eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste.

Preç Zogaj

“Që prej një viti ka vetëm një Aleks. Aleks Nika nga Lezha. Është ai që u godiut në kokë, para kryeministrisë dhe kryeministrit Sali Berisha. 16 ditë më vonë u bashkua me të tjerët, të cilët u vranë në të njëjtin vend. Nuk i harrojmë kurrë çastin kur e vranë. U vranë kur demonstrata po shpërndahej për të hedhur viktima në oborrin e opozitës. Nuk da ta harroj çastin kur mora vesh se ishte vdekur edhe Aleksi. Aleksi ishte shtylla e shtëpisë. Një njeri që përpiqej për më mirë, që nuk pajtohej me të keqen. I rreshtuar politikisht, por jo fanatik partiak. Opozita e ka per detyre te kerkoje drejtesi. Ajo qe do te vije me pas do te jete demokraci, shtet ligjor”- tha Zogaj.

Bashkëshortja e Aleksit

“Më tha se do shkonte në demonststratë. Më tha se do kthehej në darkë,. Nuk u kthye, ju e dini pse. E kam parë në koma dhe kur e sollën pa jetë. Por ora e kujtimit tim për të ka mbetur tek ajo mbasdite kur u nis nga shtëpia. Qysh atëherë Amelia, 3 vjeç më ka pyetur, ku është babi. Babi ka ikur në Itali që ti blej Amelias rroba të bukura i them. Ora e së vërtetës po afron. Një ditë do ti tregoj, pas saj edhe vajzës së vogël. Kam dëgjuar kryeministrin duke treguar me gisht të vrarët dhe jo vrasësit. Cilin ligj shkeli Aleksi. Nuk kemi akoma një përgjigje nga drejtësia, kush dhe pse?. Per ne ska pikë dyshimi se kush ishte urdhëruesi i vrasjes. Është detyrimi ynë i përjetshëm, për të dashurin tonë, për mikun dhe shokun tuaj.”

Aktiviteti i PS-se ne ambjentet e Akademise se Arteve po vazhdon me fjalet e familjareve te viktimave te tjera.

Familjarët e Hekuran Dedës

Duke kërkuar drejtësi, vajza e vogël e vëllait tw Hekuran Dedws, akuzoi kryeministrin Berisha si fajtor per vrasjen e Hekuran Dedës.

“Nëse ai nuk do ta kishte dhene urdhrin, vallai yne nuk do të ishte vrarë.”- tha vajza e vëllait të Hekuran Dedës.

Mamude Myrtaj, bashkëshortja e Faik Myrtaj

“I dashur popull shqiptar, më 21 janar jeta ime mori fund, Sali Berisha më vrau burrin në mes të bulevardit, dhe pak me vonë edhe djalin Bardhoshin. Më vrau për së dyti me shpifje. Për një grua është e rëndë të humbasësh burrin., por për një nënë është torturë të humbasë djalin. Për këtë akuzoj Sali Berishë. E kam dëgjuar Sali Berishë, dhe Ilir Metën duke i quajtur puçist dhe kokëpalarë. Burri im iku, edhe djali, kurse ata që mi vranë vazhdojnë të dalin në televizor. Drejtësia bën sikur jeton. Saliu urdhëroi të vrasi Faikun, kurse unë dhe familja ime jetojmë në mes të skamjes. Të kisha pasur fuqi do ta vija vetë drejtësinë në vend. Unë nuk kam mundësi prandaj ju kërkoj ju që të na vini drejtësinë në vend.”

Ana Veizi, vazja e Ziver Veizit

Ana, vajza e Ziver Veizit lexoi për të pranishmit 2 poezi që ajo ia kishte dedikuar babait të saj.

© Panorama.al

Te lidhura