Basha te Njësia 8: Nuk do ketë më lagje muzeale

Sep 18, 2012 | 13:19

Basha gjatë konsultimeve me qytetarët në Njësinë Nr.8

Konsultimet për planin. Banorët e Njësisë Nr.8: Po na shemben shtëpitë.

“Formula e re, ndërtesat tani do jenë me 8 kate”

Duke kërkuar ide dhe sugjerime nga qytetarët, kryebashkiaku Lulzim Basha hapi siparin e konsultimeve me ta në Njësinë Nr. 8. Për rreth një orë e gjysmë janë dëgjuar shqetësimet e tyre dhe u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me Planin Urbanistik. Ata kërkuan rritjen e koeficientit të shfrytëzimit të pronës në këtë zonë, e cila deri tani është diskriminuar. “Janë dhënë leje ndërtimi në mënyrë preferenciale dhe janë shpallur muze shtëpi të vjetra pa asnjë lloj kriteri. Ne kërkojmë që ky problem të marrë zgjidhje”, u shprehën disa nga qytetarët e Njësisë Nr. 8.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura