Basha: T’i lëmë qytetarët të vendosin

May 18, 2011 | 21:29

TIRANE- Kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë një mesazh që ai e quajti shumë të rëndësishëm, që të numërohet dhe të dëgjihet zeri i çdo qytetari.

Basha  vlerësoi transparencën, duke e vënë theksin tek fletët e vendosura në kutitë e gabuara, ndërsa shtoi se ende nuk e dimë  rezultatin, por e dimë që përpjekjet për të bllokuar këtë proces janë tërësisht të pavend, tha ia.

Sipas Bashës, kandidati tjetër ka vendosur të mos respektojë këtë proces, e në vend të rrugës së ligjit ai po ndjek rregullat e rrugës.

“Ka deri tani dhjetra zëra qytetarësh, deri tani votat e tyre nuk janë vlerësuar,  ka dhejtra vota që nuk janë numëruar akoma, zërat që nuk janë dëgjuar. Dhe revolta e vetme këtu është revolta kundër demokracisë, revolta që po përpiqet të mbysë zërin e qytetarëve që të mos dëgjohen. Do lëxojmë cvdo votë, apo do i zhdukim në errësirë, do dëgjojmë zërin e qytetarëve apo do rinism luftën politike.”- tha Basha

Zgjedhja imë është t’i lëmë qytetarët të vendosin, shtoi më tej ai, të numërohet çdo votë e të dëgjohet zëri i tyre, duke përsëritur se ai do të pranojë cilindo verdikt të votuesve.

© Panorama.al

Te lidhura