“Bizneset e reja me 50 punonjës, 4 vita pa taksa”

Nov 18, 2011 | 19:45

TIRANE- Çdo biznes i ri me mbi 50 punonjës nuk do paguajë taksat lokale për një periudhë 4 vjeçare. Kjo është iniciativa më e re e Bashkisë së Tiranës, e cila sipas kryebashkiakut Lulzim Basha, do të zyrtarizohet shumë shpejt.

Deklarata e Bashës u bë gjatë ceremonisë së  hapjes së një biznesi të ri tele-marketingu në Tiranë, i cili do të punësojë 100 të rinj e të reja.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha shprehu kenaqësinë e nisjes së punës së kësaj kompanie, pasi jo vetem është shënjë e interesit që investitorë të huaj kanë për Shqipërinë por edhe një mundësi punësimi për të rinjtë, duke shtuar se punësimi është objektivi kryesor i Bashkisë së Tiranës, duke e vënë theksin tek punësimi për të rinjtë.

Duke e cilësuar tregun e punës në Tiranë, si ndër më dinamikët në vend, Basha tha se investitorët, shqiptarë apo të huaj do të gjejnë një ambjent mjaft të përshtatshëm për investime në Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura