‘Kam marrë kryesimin,po pres deri votën e fundit’

May 12, 2011 | 11:30

TIRANË- Kandidati demokrat në garë për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka inkurajuar numëruesit të vazhdojnë punën me transparencë e ndershmëri deri në votën e fundit.

Duke pranuar se ka marrë kryesimin e garës në Tiranë, Basha ka përsëritur vendosmërinë e tij për të pritur me durim numërimin e drejtë të saktë e pa vonesë të cdo vote.

“Vota e cdo qytetari duhet të numërohet, zëri i cdo qytetati duhet të dëgjohet”- tha Basha.

Sipas tij, shqiptarët duhet të krenohen me punën e palodhur të numëruesve, punë që ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, e që vazhdon të sigurojë proces transparent e demokratik.

“Trysnia që vjen nga kjo garë e gushtë nuk nduhet të ndërhyjë në detyrën e numërimit të saktë e të ndershëm të cdo vote”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura