Barcelona e ëndërronte, por një tjetër klub është pranë firmës me Alvarez

Jul 13, 2026 | 15:34

Arsenali është vendosur pas Hulian Alvarez dhe firma mund të vijë para datës 1 gusht. Pikërisht ky është objektivi i klubit të Premier Ligë.

alvarez

Vetë Alvarez preferon kalimin te Barcelona, megjithatë Atletiko Madrid nuk do e shesë yllin e tij në Spanjë. Andrea Berta që është edhe drejtori sportiv i Arsenalit po merret me këtë situatë.

Shifra që Atletiko kërkon është mbi 100 milionë paund. Në anën tjetër ndodhet Arsenali që nuk qëndron i gatshëm të afrojë më tepër se 90 milionë paund(105 milionë euro).

Negociatat ndërkohë vazhdojnë. Mbyllja e aventurës me Argjentinën në Botëror do të ketë ndikimin e saj.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura