Sot zhvillohej seanca e radhës plenare në parlament, teksa jashtë policia kishte vendosur gardh metalik rretheqark godinës, megjithëse nuk ishte paralajmëruar protestë nga Revolucioni i Flamingove.
Megjithatë, aktivisti Gent Progni shkoi para parlamentit dhe aty gjeti ish-ministrin dhe deputetin Eduard Shalsi me të cilin pati një debat të shkurtër.
Prgoni e akuzoi Shalsin si hajdut të fondeve të start-up, ndërsa deputeti i tha aktivistit se po turpëron mbiemrin.
Debati Shalsi-Progni:
Gent Progni: Shih hajduti sa i bukur
Shalsi: Nga cilët Progni je ti?!
Progni: Unë jam nga ata që nuk e kanë ul hundën kurrë
Shalsi: Nëse je nga ta që njoh unë. Ka ca Progni atje…
Progni: Jam nga ata që i dalin përballë hajdutave.
Shalsi: Ka ca Progni, po burra me 2 b.
Progni: Burra me katrorë. O hajdut po mashtrove atje nuk mashtro dot të gjithë ore. Ata Progni jam unë me katrore.
Shalsi: Nuk je nga ato ti. Ato janë burra.
Progni: Shpëtove sot se nuk kam vezë
Shalsi: Leje se nuk je nga ato, ti merresh me llafe. Nuk shajnë ata. Nuk bëjnë ato.
Progni: Hajdut! Po lekët e start up ku i ke
Shalsi: E ke turpëru atë mbiemër. I ke korit ato
Progni: Hajduti ja.
© Panorama.al












