FOTO/ I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie!

Jul 13, 2026 | 14:29

I akuzuari për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe masa të larta sigurie.

selmanaj

Ilir Selmanaj, që hetohet dhe gjykohet si pjesë e klanit “Duka”, akuzohet nga SPAK se ka qenë një nga autorët e atentatit të bujshëm të gushtit të vitit 2019 te “Xhamlliku” në Tiranë.

ilir selmanaj gjkko

Malko njihej edhe si njeriu i afërt i ‘mbretit të kumarit’, Ervis Martinaj, ku i zhdukur pa gjurmë prej 8 gushtit të vitit 2022 dhe fati i të cilit ka mbetur mister për autoritetet dhe familjarët.

selmanaj gjykate

Ilir Selmanaj, i dënuar me 26 vite burg nga Shkalla e Parë e GJKKO, i akuzuar për vrasje, u lirua në arrest shtëpie pas kalimit të afateve të paraburgimit, teksa çështja është në Apel.

Ai është lënë në arrest shtëpiak dhe ruhet me efektivë policie.

selmanaj gjkko

Selmanaj u paraqit në Apelin e GJKKO-së nën masa të rrepta sigurie edhe më 1 korrik 2026, vetëm një ditë pasi i shpëtoi një atentati pranë banesës së tij dhe u shoqërua nga policia.ilir selmani dhe santiago malko

Selmanaj ka mohuar akuzat e vrasjes së Malkos (të dy foto sipër), duke kërkuar pafajësi dhe deklaruar se nuk ka qenë pjesë e ngjarjes kriminale.

I dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, Selmanaj kërkon pafajësi në Apel. Sranca u shty pasi u dha kohë avokatëve për konkluzionet përfundimtare.

Për atentatin e dyshuar ndaj Selmanajt, Policia e Tiranës arrestoi më 30 qershor Emiliano Ninën, njeri i afërt i Martinajt.

© Panorama.al

Te lidhura