Banorët e Palermos kundër dasmës luksoze të Dua Lipës, qytetarë protestojnë për mbylljen e rrugëve dhe shesheve publike: Qyteti nuk jepet me qira

Jun 5, 2026 | 16:31

Dasma e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe aktorit Callum Turner në Palermo të Italisë, ka shkaktuar reagime nga një pjesë e banorëve vendas, të cilët kanë vendosur postera protestues në rrugët e qytetit për shkak të kufizimeve dhe bllokimeve të vendosura për ceremoninë.

Dua-Lipa-Callum-Turner-wedding-02-060126-4d183ec7997345ca9adaed61985ed4ec

Këngëtarja udhëtoi drejt Siçilisë për të festuar martesën me Turner në një ceremoni luksoze, pas celebrimit të tyre të zhvilluar në Londër të dielën e kaluar.

Të premten, në zonën përreth Palazzo Valguarnera Gangi u vu re një prani e shtuar policore, ndërsa raportohet se dy nga sheshet kryesore të Palermos do të mbyllen për shkak të festimeve. Sipas Daily Mail, banorëve u është kërkuar gjithashtu të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti.

Dua Lipa (3)

Në shenjë kundërshtimi, banorët kanë vendosur postera në qendër të qytetit. Në afërsi të sheshit Croce dei Vesperi, posterat e shkruar në italisht dhe anglisht mbajnë mesazhe si: “Palermo nuk jepet me qira. Hapësirat publike u përkasin të gjithëve”. Të tjerë shkruajnë: “Sheshi ynë nuk është salloni juaj” dhe “Palermo nuk është vetëm për të pasurit”.

palermo dua lipa (1)

Sipas agjencisë italiane ANSA, posterat janë grisur nga pjesëtarë të sigurisë së çiftit.

Mediat lokale raportojnë se organizatorët kanë paguar 11.500 euro pranë bashkisë për të marrë me qira sheshin ku po zhvillohen aktivitetet, ndërsa deri të shtunën në mëngjes janë vendosur kufizime të rrepta parkimi në zonë.

Bizneseve që ndodhen përballë sheshit u është kërkuar të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa banorëve me ballkone që kanë pamje nga vendi i aktivitetit u është kërkuar të mbajnë të ulura grilat dhe perdet.

Disa sipërmarrës vendas kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se janë detyruar të mbyllin aktivitetin më herët të premten në mbrëmje, një nga netët më të frekuentuara për jetën sociale në Palermo.

palermo dua lipa (5)

Të enjten në mbrëmje, punëtorët po vendosnin ndriçim dekorativ përgjatë ballkoneve të sheshit dhe po përgatisnin një skenë me DJ.

Edhe Galleria Moderna, e vendosur përballë sheshit, u mbyll për publikun në orën 14:00 të së premtes, pasi do të përdoret si pjesë e festimeve. Sipas raportimeve, edhe kjo hapësirë është marrë me qira për 11.500 euro.

Ndërkohë, në rrugët që të çojnë drejt sheshit Croce dei Vesperi janë vendosur mbulesa të zeza që bllokojnë pamjen dhe aksesin në zonë. Gjithashtu janë ngritur barriera sigurie për të krijuar një korridor të izoluar, në mënyrë që të ftuarit VIP të mbërrijnë pa u vënë re nga publiku.

Festimet nisën të enjten në mbrëmje me një koktej në hotelin Villa Igiea, ku janë akomoduar çifti dhe pjesa më e madhe e të ftuarve. Një tjetër shumë prej 10.000 eurosh është paguar pranë autoriteteve lokale të Bagherias, ku të shtunën do të zhvillohet një pritje tjetër në Villa Valguanera.

palermo dua lipa (4)

Për sigurinë e aktivitetit janë angazhuar mbi 50 truproja të ardhur nga Roma dhe Londra, ndërsa rrugët përreth Villa Valguanera janë mbyllur gjithashtu.

Në kuadër të masave të rrepta të sigurisë, janë larguar koshat e mbeturinave dhe janë vendosur zona të përkohshme ndalimi për fluturimet me dron rreth Galleria Moderna dhe Villa Valguanera.

Një banor që jeton pranë Villa Valguanera deklaroi për Daily Mail: “Dola nga shtëpia për të bërë pazar dhe kalova pranë vilës, kur dy persona më ndaluan. Mbanin veshur bluza të zeza me mbishkrimin ‘siguria’ dhe më pyetën se çfarë po bëja. U shpjegova se jetoj aty pranë dhe po shkoja për blerje. Më kishin ngatërruar me paparacët.”

palermo dua lipa (3)

Në një intervistë për gazetën La Repubblica, kryebashkiaku i Palermos, Roberto Lagalla, shprehu kënaqësinë që çifti zgjodhi qytetin për festimet e martesës.

“Fakti që një artiste e kalibrit ndërkombëtar si Dua Lipa zgjodhi Palermon për të festuar martesën e saj, vetëm një vit pas vizitës së mëparshme në qytet, konfirmon tërheqjen që Palermo ka fituar në nivel ndërkombëtar”, tha ai.

“E kuptoj shqetësimin që mund të shkaktojnë aktivitete të kësaj përmase dhe më vjen keq nëse dikush përballet me kufizime të përkohshme. Jemi të vetëdijshëm se evente të jashtëzakonshme mund të krijojnë pakënaqësi, por bëhet fjalë për masa me kohëzgjatje të kufizuar. Të gjitha masat e marra janë projektuar kryesisht për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe të publikut“, tha ai.

Sipas tij, nuk duhet të nënvlerësohet ndikimi pozitiv që ngjarje të tilla kanë në imazhin e qytetit.

palermo dua lipa (7) dua lipa2 Dua Lipa (4) dua lipa 2 dua lipa 3 dua-lipa-callum-turner-relationship-main-061225-eb6e7e4b2d6b4bc897320a4054bd3600 dua lipa 1 dua lipa Callum Turner (11) dua lipa Callum Turner (5) dua lipa Callum Turner (4)

© Panorama.al

Te lidhura