Baloteli pranon vizitën në fabrikën e kokainës në Napoli

Nov 9, 2011 | 11:35
Mario Baloteli, sulmuesi i M.City

Mario Baloteli mbetet në qendër të vëmendjes, me çka prodhon në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Kundër rrjedhës, si gjithnjë, sulmuesi i Mançester Sitit e ka pasuruar me detaje të reja vizitën e shumëpërfolur të tij në periferinë e Napolit, në zonën e bërë të famshme për trafikun e saj të drogës në filmin “Gomorra”. Në një deklaratë të dhënë përpara një prokurori, Baloteli pranon se, i shoqëruar nga sipërmarrësi Marko Lorio, i përfunduar në pranga në kuadrin e një hetimi për riciklimin e parave, ai ka vizituar disa punishte, për të parë se si prodhohej, ndahej në sasi të vogla dhe shpërndahej kokaina. “Kam patur rastin ta shikoj të gjithë procesin nga vetëm dhjetë metra larg, por nuk jam përfshirë asnjëherë në diçka të tillë,” – ka pohuar sulmuesi i kombëtares italiane dhe i Mançester Sitit. Midis dëshmive të dhëna është edhe ajo e sulmuesit të Napolit, Ezequiel Lavezi, i cili krijoi skandal kur u pa në shoqërinë e të birit të një bosi mafioz të kërkuar nga drejtësia. “Nuk dija gjë paraprakisht, e mësova vetëm nga gazetat se po shoqërohesha me një njeri të shumëkërkuar,” – është justifikuar argjentinasi rreth Antonio Lo Russos. Së shpejti, për shkak të shoqërimit të tij me të shumëkërkuar, pritet të japë llogari në Prokurorinë e Napolit edhe kapiteni i skuadrës së qytetit, Paolo Cannavaro

© Panorama.al

Te lidhura