
“Nuk kam më shumë presion se herët e tjera te kombëtarja e Italisë, meqë mungon Kasano dhe Rosi. Unë gjithmnjë kam marrë përsipër përgjegjësitë e duhura në kombëtare, edhe pse ka ende njerëz që nuk mendojnë kështu. Më vjen shumë inat që mediat flasin më shumë për jetën time private se sa për lojën në fushë. Mund të konfirmoj se gazetat angleze qenkan më keq se ato italiane,” – u shpreh Mario Baloteli nga grumbullimi me kombëtaren italiane. Më tej Mario shprehu dëshirën që dy të dëmtuarit, Kasano dhe Rosi, t’i bashkohen sa më shpejt kombëtares, për të mirën e përbashkët. “U uroj shërim të shpejtë dhe t’i kemi sa më parë në kombëtare. Personalisht mendoj se, bashë me Rosin dhe Kasanon, kur të kthehen nga dëmtimet, Italia do të ketë një treshe të fortë ofensive. Pse jo, mund të hyjmë në histori”, – shtoi sulmuesi i Mancester Sitit. Më pas, Baloteli ka folur për mënyrën e tij të lojës: “Unë jam qendërsulmues, por mund të luaj edhe në krah të sulmit. Kampionati anglez më ka mësuar që të bëj presion dhe ta ndjek kundërshtarin, kur humb topin.”











