“Balluku ka 300 apartamente në një vend”- Tedi Blushi: Dosja e saj shpërtheu ‘pusetën’ e korrupsionit të qeverisë! Abuzimet në AKSHI, një skandal

Dec 21, 2025 | 10:46

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se ‘dosja e Belinda Ballukut shpërtheu ‘pusetën’ e korrupsionit në qeveri’.

Screenshot_1

I ftuar në News24, Blushi i shpreh se Belinda Balluku ka vjedhur dhe grabitur paratë e qytetarëve shqiptarë.

Referuar dosjes së numrit dy të qeverisë, Blushi u shpreh se rezulton se “Balluku ka 300 apartamente në një vend”.

Sipas tij Balluku ka vjedhur “50 milionë euro me tunelin e Llogarasë”.

“Në dosjen Balluku rezulton që zv kryeministrja ka 300 apartamente në një vend, ndërsa një çifti të ri i duhen 70-80 vite punë për të blerë një garsonjere në periferi të Tiranës. Më thoni cfarë ka bërë kjo qeveri për të mbrojtur familjet e reja dhe të rinjtë”, tha Blushi.

I ndalur tek dosja e AKSHI-t, Blushi u shpreh se kjo të çon direkt në Surrel: “Tregohet në mënyrë mafioze se si Rilindja vjedh buxhetin dhe kemi dosjen e AKSHI-t që të çon në Surrel. Kjo qeveri është gati të vjedhë edhe kanatjeret e trupit,. Kjo qeveri ka prioritet zhvatjen dhe taksat e qytetarëve”.

© Panorama.al

Te lidhura