Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka konsideruar si ditë të zeza, ditën e djeshme ku Gjykata Kushtetuese shqyrtoi masën e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra me vendim të GJKKO.
Sipas Berishës, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që drejtuesit kryesorë të vendit të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese kundër një vendimi gjykate dhe prokurorie, në lidhje me pezullimin e zëvendëskryeministres Balluku, të cilën ai e akuzoi se është kapur në flagrancë për një sërë aferash korruptive.
Sipas tij, mbështetja ndaj zëvendëskryeministres lidhet me frikën se edhe ata vetë do të përballen me drejtësinë për çështje të ngjashme.
“Dje para shqiptarëve seriali i hajdutëve dhe kryehajdutëve. Edi Rama, Niko Peleshi, haram Begaj u paraqitën në pafytyrësi të plotë para prokurorëve që tju zbatonin ligjit në sallat e gjykatës puçistë kushtetuese. U paraqitën për të kompletuar grushtin e tyre të shtetit. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që tre drejtuesit më kryesorë të rendin në GJK kundër vendimit të një gjykate dhe prokuroi për pezullimin e zv kryeministres të kapur në flagrance me një seri aferash korruptive vjedhjesh monstruoze. Nuk ka ditë më të turpshme për atë gjykatë për këto institucione turpi sesa dita e djeshme. Rama, Niko Peleshi dhe Haram Begaj vunë në resht pas lubisë për të mbrojtur vjedhjet e saj për shkak të vjedhjeve të tyre që janë në ato proporcione sa i bëjnë ata ta kenë të qartë se do kenë fatin e Lubisë”, tha Berisha.
© Panorama.al












