“Balluku duhet të largohet”- Zekthi: Pezullimi i saj krijon mundësinë që të legjitimohet pezullimi i ministrave! Reagimi i Ramës? Ndjehet i rrezikuar

Dec 1, 2025 | 15:35

Analisti Fitim Zekthi, teksa foli për pezullimin e ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, tha se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga kjo çështje dhe se kjo është edhe arsyeja e reagimit të tij, pasi ndjehet i rrezikuar.

fitim zekthi

Në një intervistë në “News 24”, Zekthi tha se pezullimi i Ballukut hap derën që të legjitimohet pezullimi i ministrave, ndoshta edhe të vetë Ramës, dhe kjo sipas tij, e bën që të reagojë.

“Rama reagon tani sepse tani është i rrezikuar. Kur u arrestua Veliaj, foli për shpatën e drejtësisë. Dhe u organizua edhe një protestë që nuk bëhej dot pa miratimin e Ramës dhe tani po e shohim sërish qëndrimin. Dhe ndjehet më shumë i rrezikuar.

LEXO EDHE: “Ankimin në GJK për Ballukun e kam bërë unë si kryeministër”- Debati për pezullimin nga detyra, Rama i përgjigjet Berishës: Është betejë institucionale gjyqësore, nuk i bëj presion askujt

Pezullimi i Ballukut hap derën që të legjitimohet pezullimi i ministrave dhe ndoshta mund të pezullohet edhe ai vetë. Pra ai ndjehet shumë i rrezikuar dhe në këtë kuptim kjo është edhe arsyeja e reagimit. Pra mendon që duhet goditur tani që të mos i hapet rruga ngjarjeve të padëshiruara”, tha Zekthi.

Më tej shtoi se Balluku duhet të largohej nga detyra, duke shtuar se PS mban pushtetin që mënyrë që të mbrohen.

© Panorama.al

Te lidhura