Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka pasur në menaxhim 12 mld euro për infrastrukturën, por këto janë shpërdoruar.
Në konferencë me gazetarët, kryedemokrati i bëri thirrje vendeve të Evropës dhe Botës, por edhe bankave të huaja që të “ngrijnë” llogaritë bankare të Belinda Ballukut dhe kryeministrit Rama.
Sipas tij, çdo qindarke e tyre është para e vjedhur tek qytetarët shqiptarë.
“Imagjinoni ju 12 mld euro që ka patur ajo në portofolin e saj dhe që ka gjithsej në sipërfaqe 15 rrugë të shkatërruara dhe s’ka asgjë që u mbetet shqiptarëve. Do të ishte shkelje të të gjitha konventave ndërkombëtare pranimi i kërkesave të saj. Rikujtoj edhe njëherë se cdo qindarkë e saj është vjedhje që Rama dhe Balluku u ka bërë shqiptarëve. Ndaj u bëj thirrje vendeve të Evropës dhe të Botës, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave të huaja, të ngrijnë me urgjencë çdo llogari bankarë të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, sepse ato janë pasuri të qytetarëve shqiptare”, tha ndër të tjera Sali Berisha.
Sali Berisha: Gjatë periudhës së saj, ajo ka administruar 12 mliardë euro. Më shumë se kushdo tjetër në historinë tonë kombëtare. Por ajo ka vjedhur nga 90 gjer në 100%. Natyrisht kurrë autore e parë. Edi Rama qëndron mbrapa çdo vjedhje. Tani, ajo kërkon të blejë shtetësi. Sipas burimeve, përpjekje të fuqishme ka bërë edhe në Beograd.
Ndërkohë po interesohet edhe në vende të tjera që e kanë këtë praktikë. Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është, asnjë pranim i kërkesës për shtetësi të një personi që në shërbim të Edi Ramës qëndron në themel të krizës së madhe, në themel të varfërimit të një populli të tërë.
Imagjinoni ju 12 miliardë euro që ka pasur ajo në portofolin e saj dhe që ka gjithsej në sipërfaqe 8 rrugë të shkatërruara dhe nuk ka asgjë që u mbetet shqiptarëve.
Do të ishte shkelje e të gjitha konventave ndërkombëtare çdo pranim i kërkesave të saj. Rikujtoj edhe njëherë se çdo qindarkë e saj është një vjedhje që Edi Rama dhe Lubi Balluku u kanë bërë shqiptarëve.
Ndaj dhe u bëj thirrje vendeve të Evropës dhe botës, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave të huaja të ngrijnë me urgjencë çdo llogari të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës se ato janë pasuri të qytetarëve shqiptarë.
© Panorama.al











