TIRANE- “Jo qoka politike ne kultet fetare”. Me kete apel Aleanca “Kuq e Zi” i eshte drejtuar sot politikes shqiptare, ndersa ka uruar gjithe besimtaret myslimane per diten e shenje te Kurban Bajramit.
Në një deklaratë për mediat, AK akuzon lideret politike se po keqpërdorin festat fetare e jo vetem, për të dhënë mesazhe politike. Sipas saj politika dhe politikanet me sjelljen e tyre përpiqen të politizojnë gjithë shoqërinë.
Deklarata vjen pikerisht ne diten e Kurban bajramit, dite qe sikunder eshte bere tradite kreret e shtetit dhe te partive vizitojnë selinë e komunitetit mysliman në Tiranë dhe japin mesazhet e rastit.











