Ekipi bavarez ka premtuar dy superblerje për çdo sezon. Edhe pse kreu i Bajernit premtoi një bomber, mediat spekulojnë të kundërtën. Rekordmenët vazhdojnë të mos i ndahen mesfushorit të Fiorentinës, Rikardo Montolivo. Sipas mediave italiane, Bajerni ka ofruar 7 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit italian, si dhe një kontratë 3-vjeçare. Ndërsa emri tjetër si kandidat për kampin e mesfushës vjen nga Turqia. Në konkurrencë për të është edhe Juventusi. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin e Sivasporit, Kamil Groziçki, i cili sipas sajtit “4-4-2.com” pritet të vijë në verë në Mynih. Megjithëse mesfushori polak ka një kontratë deri në vitin 2014, e ardhmja e tij pritet të vendoset.











