Bavarezët të pamëshirshëm për të mos lënë vend për befasi. Në fushën e St Pauli, ata kanë shkatërruar këtë skuadër, duke shënuar plot 8 gola dhe duke siguruar e vendin të tretë që çon në Champions League. Mario Gomez ka shënuar tre gola, kurse dyshja Riberi e Roben shënuan nga dy gola. Bujten ishte golashënuesi i fundit. Rezultatet e ndeshjeve të tjera janë: Leverkusen-Hamburg 1-1; Frankfurt-Këln 0-2; Mynshegladbah-Frajburg 2-0; Nyrnberg-Hofenhajm 1-2, Shalke-Mainc 1-3; Shtutgart-Hanover 2-1; Verder-Dortmund 2-0 dhe Volfsburg-Kaiserslautern 1-2.











