Kënga “Running scared”, interpretuar nga Ell dhe Nikki nga Azerbajxhani, u shpall fituese e festivalit “Eurosong”, që u mbajt në Dyseldorf të Gjermanisë.
Në një natë yjesh te 43 vendet pjesëmarrëse votuan për këngët e tyre të preferuara. Azarbajxhani arriti të merrte numrin më të madh të pikëve (221) nga konkurentët e tjerë.
Italia, pas rikthimit në Festivalin Europian të Këngës, merr vendin e dytë me Raphael Gualazzi (189), ndërsa në vendin e tretë u rendit Eric Saade nga Suedia me 185 pike.
Shqipëria interpretoi në natën e parë gjysëmfinale, këngën “Feel the passion” interpretuar nga Aurela Gaçe. Kenga nuk mundi të kalonte në finalen e madhe. Vendi ynë vlerësoi me pikët maksimale (12) këngëtarin nga Italia, Raphael Gualazzi. Festivali Europain i Këngës në vitin 2012 do të mbahet në Azerbajxhan.
© Panorama.al











