Avokati i viktimës: Gruaja është përdhunuar, ka prova mjekësore

Jul 1, 2011 | 18:06

NJu-JORK- Të padrejtë e ka quajtur avokati i gruas vendimin e marrë sot për lirimin e ish shefit të FMN-së. Duke folur para mediave, fill pas marrjes së vendimit, klientja nuk e ka ndryshuar deklaratën e saj, ajo ka htrë në suitë për një motiv të vetëm, të pastronte dhe pasi ishte njoftuar se aty nuk kishte njeri.

“Ai e ka lënduar atë, e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas e ka përdhunuar. Mjekët që e kanë ekzaminuar kanë parë lëndimet në organin e saj seksual. Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë në bazë të një marrëveshjeje, ajo është përdhunuar dhe ka fakte, madje, i është këshilluar të bëjë operacion për shkak të lëndimeve në trup. I kam thënë mjekëve që të shikonin shpatullën e saj, mjeku ishte i shqetësuar dhe e këshilloi për kontroll të specializiar. Ajo ka një legament të thyer, plagë e marrë kohët e fundit, kur ai e rrëzoi përtokë, për ta përdhunuar”- thotë avokati.

Ai ka bërë me dije të gjitha faktet mjekësore dhe gjithcka tjetër që mbështet dhunën seksuale që është ushtruar mbi gruan. “Ajo ka vrima në corapet e saj. Kur ajo luftonte të largohej dhe ishte në gjunjë, pasi ai kishte mbaruar aktin, ka dëshmitarë që tregojnë se ajo po vraponte nga dera dhe po pështynte spermën e tij në dysheme, të gjithë shërbyesit e kanë parë këtë dhe kjo mund të provohet”- tha avokati.

 

© Panorama.al

Te lidhura