Avokati i popullit, PS fton qytetarët të aplikojnë

Nov 18, 2011 | 20:07

TIRANE- Partia Socialiste njoftoi sot se ka vënë në dispozicion të qytetarëve një faqe interneti ku çdokush që plotëson kushtet mund të aplikojë për tu zgjedhur Avokat i Popullit.

Në një njoftim të shkurtër të PS-së, thuhet se “pas propozimit të kryetarit të PS për ngritjen e një komisioni ad hoc, për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, vë në dispozicion faqen e internetit: http://avokatipopullit2011.ps.al/,  ku shpall të hapur procesin e pranimit të dokumentacionit për çdo kandidat apo kandidate, që dëshiron të aplikojë për t’u zgjedhur Avokat i Popullit. Çdokush i interesuar është i ftuar të paraqes pranë Komisionit Përzgjedhës ad hoc dokumentacionin përkatës.”

  • Dokumentacioni që duhet të dorëzoni për të aplikuar është ky;
  • Kopje të jetëshkrimit të kandidatit/es.
  • Kopje diplome;
  • Kopje të kualifikimeve pasuniversitare brenda apo jashtë vendit;
  • Kopje të titujve shkencorë;
  • Indeksin e shkrimeve e të botimeve të veta, mundësisht të lidhura me fushën e lirive e të drejtave të njeriut;
  • Të paktën dy referenca të firmosura nga personalitete publike vendase apo të huaja lidhur me aktivitetin e tij/saj;
  • Çdo lloj dokumenti tjetër që pasuron jetëshkrimin e kandidatit/es.

Për të gjithë aplikantët, afati i fundit për dorëzimin e kërkesës me dokumentacionin shoqërues të kërkuar, është data 5 Dhjetor 2011.

Më pas, Komisioni përzgjedhës i përbërë nga Eglantina Gjermeni, Besnik Baraj, Astrit Beci, Mimoza Hafizi, Gëzim Tushi, Luan Omari, Vangjel Kosta do të bëjnë një vlerësim paraprak të tyre dhe do të ftojnë në dëgjesë publike kandidatët/et më të vlerësuar.

© Panorama.al

Te lidhura