Autoritetet në Ankara: Raketa balistike nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke, u neutralizua pranë bazës Incirlik

Mar 13, 2026 | 11:09

Autoritetet në Ankara kanë konfirmuar raportimet për interceptimin e një rakete balistike mbi bazën ajrore Incirlik, duke theksuar se raketa ishte lëshuar nga Iran.

eb25186b-1772453920309-911196389-iran-749x450

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes turke, raketa hyri në hapësirën ajrore të Turqisë dhe u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe anti-raketë të NATO të vendosura në rajonin e Mesdheut Lindor.

“Një raketë balistike e lëshuar nga Irani, e cila hyri në hapësirën ajrore turke, u neutralizua nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe anti-raketë të NATO-s të dislokuara në Mesdheun Lindor”, thuhet në deklaratën e ministrisë turke të Mbrojtjes.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi trajektoren e raketës apo nëse kishte një objektiv të caktuar.

© Panorama.al

Te lidhura