Automjeti u dogj dhe drejtuesi humbi jetën në Llogara, zbulohen detaje! Viktima ishte nga Berati, dyshohet të jetë vetëvrarë, vuante nga depresioni

Dec 15, 2025 | 18:00

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë mesditen e sotme, ku një person ka humbur jetën dhe një automjet është djegur.

llogara

Mësoshet nga gazetari Enrik Mehmeti se një nga pistat kryesore ku po hetohet është fakti se viktima është vetëvrarë, më parë ai është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Dyshohet se ai është banues në Berat, por po priten familjarët që të kryejnë identifikimin e tij. Gjithashtu mendohet se viktima vuante nga depresioni.

© Panorama.al

Te lidhura